Zërat se Greqia mund të njohë Kosovën, Daçiç kërcënon Athinën

Advertisement

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daiçiç tha se deri më tani nuk ka ndonjë informacion se Greqia do të njohë pavarësinë e Kosovës, por që, nëse kjo ndodh, ai tha se Serbia ka mundësi t’i përgjigjet Greqisë në anën tjetër.

“Nuk do të ishte mirë që kjo të ndodhte, por nëse ndodh, S erbia ka mundësi ta kompensojë në anën tjetër”, tha Daçiç, duke deklaruar se Greqia është nën presion për ta njohur Kosovën.

Advertisement

Ai shtoi se, nga katër anëtarët e tjerë të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Spanja dhe Qiproja janë të sigurta se nuk do ta bëjnë, ndërsa Sllovakia dhe Rumania tha se kanë qenë nën presion për një kohë të gjatë dhe po përballen me dilema dhe probleme të vazhdueshme.

“Ata i njohën pasaportat, por prapë nuk e njohën Kosovën”, tha Daçiç.

Advertisement
373
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com