Zbulohen 300 kg kokainë në Portin e Durrësit, arrestohet 1 person

Advertisement

Një sasi prej 300 kg lëndë narkotike, e dyshuar si kokainë, u zbulua sot në Portin e Durrësit, ndërsa u arrestua në kushtet e flagrancës drejtuesi i kamionit, ku ishte fshehur droga.

“Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kamionin që drejtohej nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut, Task Forca gjeti të fshehur në trupin e kamionit, një sasi rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Advertisement

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë drejtuesi i kamionit, shtetasi N. A., 40 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut..

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

Advertisement
408
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com