Yuri Kim nuk i ndal mesazhet për Reformën në Drejtësi: KLGJ dhe KLP do mbështeten nga SHBA që të ndërmarrin veprime të ashpra

Advertisement

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shpërndarë në Twitter disa foto nga Aktiviteti i Prezantimit të Raportit të Monitorimit të KLP dhe KLGJ nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ndërsa përsërit edhe një herë qëndrimin e mbajtur më herët gjatë ditës.

Në postimin e saj, diplomatja amerikane shprehet se Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë kapërcyer shumë pengesa deri më tani.

Ambasadorja Kim ka dhënë gjithashtu një tjetër mesazh për Reformën në Drejtësi duke i kërkuar KLGJ e KLP të ndërmarrin veprime të ashpra, duke pasur mbështetjen e SHBA-së.

STATUSI NGA ZNJ.YURI KIM

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë kapërcyer shumë pengesa deri më tani. SHBA mbështet fuqimisht përpjekjet e tyre për të ndërmarrë një veprim të ashpër, por të nevojshëm, për të zbatuar standardet dhe për të vazhduar të bëjë përmirësime në mënyrë që reforma në drejtësi të bëhet shumë më shumë reale për të gjithë shqiptarët.

Advertisement
Advertisement
230
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com