Yuri Kim habit me deklaratën e saj/ Janë tre kandidatë që kanë probleme me ligjin

Advertisement

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka reaguar për media pas përfundimit të takimit me drejtuesit politik të Elbasanit ku i ka qëndruar stoike qëndrimit te  Washingtonit për lista të pastra dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ajo dënoi shitblerjen e votës, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos e lëshojnë kaq lehtë pushtetin që kanë në dorë.

Atyre që u kërkohet që tu blihet vota dua t’iu them që vota juaj është pushteti juaj ndaj mos e dorëzoni. Sikurse jeni në dijeni kemi folur për taktikën e përdorur që votuesit fotografojnë votën e tyre. Jam e kënaqur që KQZ ka thënë se do ndaloj përdorimin e telefonit brenda qendrës së votimit. U përket autoriteteve që ta bëjnë më të vështirë blerjen e votës.

Advertisement

Mendoj që pozicioni i SHBA është shumë i qartë. Sikuse jeni në dijeni takimet e mia me udhëheqësit politik kanë qenë të qarta.

Jam besimplotë që Shqipëria do zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Janë tre kandidatë që kanë probleme me ligjin. Të gjitha këto i keni në faqen e Departamentit të Shtetit”, tha Kim.

Advertisement
278
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com