Vrasja e Delon Troqes në Vlorë, Policia shoqëron 17 persona/ Ja çfarë u gjet pranë trupit të viktimës

Advertisement

17 persona janë shoqëruar nga Policia e Vlorës pas vrasjes së Delon Troqes, 38 vjeçarit që u ekzekutua me breshëri plumbash kallashnikovi në lagjen “Pavarësia” të qytetit.

I riu ndodhej para servisit të makinave që kishte i vëllai i tij në Vlorë, kur persona të armatosur hapën zjarr dhe e lanë të plagosur rëndë. Mësohet se një makinë tip “Audi” ka shkruar pranë servistit të makinave, pak para se të ndodhte ngjarja.

Delon Troqe u dërgua në spital por nuk mundi të jetonte. Viktima ishte kushëriri i Ervis Troqes, i zhdukur tre vite më parë, në verën e vitit 2018 në Vlorë.

Ndërkohë, nga kqyrja e trupit të viktimës, atij i është gjetur një armë zjarri pistoletë që e mbante me vete. Pista kryesore ku po hetohet pas vrasjes, janë konfliktet e mundshme që viktima mund të ketë pasur në Spanjë, pasi kishte pak ditë që ishte kthyer prej andej dhe punonte me turistë duke i shëtitur me skaf.

Advertisement

Nuk dihet nëse personat e shoqëruar kanë dijeni për ngjarjen, janë persona që Policia dyshon se kanë pasur konflikt me Delon Troqen apo janë persona me precedentë kriminalë në qytetin bregdetar.

Gjithashtu, kamerat e bizneseve të zonës janë sekuestruar nga grupi i hetimit dhe pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen, pasi në zonë ka shumë të tilla.  

Advertisement
250
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com