Vrasja e Bledar Muçës! Kjo është gjendja e të plagosurve; Klienti 24-vjeçar mori 5 plumba, shpëton mrekullisht

Advertisement

Gjendja e personave të plagosur në atentatin ndaj Bledar Muçës është stabilizuar. Elvis Tafani, një nga pesë të plagosurit e atentatit ndaj Bledar Muçajt në Lushnje, duket se ka shpëtuar mrekullisht. 24-vjeçari që ishte klientë gjatë atentatit, është prekur nga pesë plumba, dy prej të cilëve kanë depërtuar tejpërtej në trup.
Mjekët kanë arritur t’i shpëtojnë jetën të riut duke i hequr predhat nga trupi.
Në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën, ndodhen dhe pesë të plagosurit e tjerë të atentatit ku mbeti i vrarë Bledar Muçaj.

Advertisement

Dy ditë pas atentatit të rëndë në Lushnje, ku mbeti i vrarë Bledar Muçaj dhe u plagosën pesë persona të tjerë, policia ende nuk ka një konfirmim rreth motive të ngjarjes dhe autorëve të saj.
Ndërkohë, pesë të plagosurit e këtij atentati vijojnë të marrin trajtim spitalor, ku situata më e rënduar duket për 24-vjeçarin Elvis Tafani.

Advertisement
331
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com