Advertisement
Marcos Llorente i ka propozuar për fejesë partneres së saj, Patricia Noarbe. Gjithçka ka ndodhur në fushën e stadiumit të Atletico Madrid “Wanda Metropolitano” me të cilët aktivizohet spanjolli.
Llorente e kishte ftuar Noarbe që të shikonin një video me momentet më të mira të tij në fushë në sezonin e shkuar, përpara se një përfaqësues i klubit t’i sugjeronte që ata të shikonin një video me gjëra që kanë vërtetë rëndësi.
Në atë moment u shfaqen përvoja të përditshme të çiftit, teksa Llorente u ul në gju për t’i propozuar. Për fatin e tij të mirë, Noarbe tha “PO” dhe nuk ishte në gjendje të mbajë lotët, ndërsa çifti përqafohej.
Advertisement
Për të përfunduar surprizën, familja dhe miqtë e saj dolën të gjithë në fushë për të përqafuar çiftin e sapo fejua.
Advertisement
