Vaksinat anti-Covid/ Edi Rama: Flasim 7 herë në ditë me Pfizer

Advertisement

Në një konferencë për mediat kryeministri Edi Rama siguron të gjithë personat që kanë marrë dozën e parë të vaksinës në vendin tonë, kanë gati edhe dozën e dytë.

“Ata që kanë marrë dozat e para, kanë dhe dozën e dytë. Prandaj janë bërë të gjitha kalkulimet që të mos humbin procesin e vaksinimit. Pfizeri nuk është në një situatë të mirë me të gjitha vendet”, tha Rama.

Sipas kryeministrit Rama, përfaqësuesit kontaktojnë të paktën 7 herë në ditë me Pfizer.

“Faktikisht ne jemi në kontakt pa ekzagjerim 7 herë në ditë, që ata të respektojnë kontratën me ne. Dhe që të na sjellin partinë e parë të dozave. Ne nuk jemi vetëm në dorë të Pfizer, por jemi shumë para me negociatat me Astrazeneca,shpresoj që në ditët në vijim do të jap një lajm të mirë për këtë,  por nuk mund të thuhet kurrë me saktësi se kur ndodhin gjërat.

Advertisement

Mund të thuhet që Shqipëri nuk është mbrapa askujt dhe shqiptarëve nuk do ti mungojë kujdesi për të dalë sa më parë nga kjo flamë dhe kjo fazë kaq e vështirë e luftës me Covid, në raport me asnjë vend. Së shpejti shpresoj që të japim lajme të mira. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me PFizer dhe të lëshojë dozat si parti e parë. Unë besoj që në 10 ditët e ardhshme do të kemi stabilitet dhe qartësi për vaksinën”, theksoi kryeministri.

Advertisement
204
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com