Vajza e Joe Biden e shqetësuar: Druhem për sigurinë e tij në ditën e betimit

Advertisement

Vajza e presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, Ashley shprehet e “shqetësuar” për sigurinë e tij në ditën e Betimit, mw 20 JAnar.

“Kur njerëzit e tu të afërt kërcënohen nga një rrezik, padyshim që shqetësohesh, edhe pse Shërbimi ynë Sekret është i jashtëzakonshëm. Dhuna më trishton jashtëzakonisht shumë, dhe shkakton kaq shumë trauma”, u shpreh ajo.

FBI-ja është duke kryer deri edhe kontrolle sigurie të 25,000 anëtarëve të Gardës Kombëtare të dislokuar në kryeqytet.

“Megjithëse nuk kemi informacione zbulimi për ndonjë kërcënim të brendshëm, ne nuk po lëmë asnjë gur pa kthyer për të siguruar Washingtonin DC,” tha në një deklaratë sekretari në detyrë i Mbrojtjes Christopher Miller. Miller shtoi se trupave po u bëhet trajnim shtesë e u është kërkuar që nëse dëgjojnë diçka që nuk është e përshtatshme, t’ua raportojnë atë eprorëve të tyre në zinxhirin e komandës.”

Advertisement

Vendi ku do të bëhet inaugurimi është i rrethuar me gardh të lartë të mbuluar me tela me gjemba, mes masave të rralla të sigurisë, që nuk janë parë në inaugurimet e kaluara.

 

Advertisement
217
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com