U tha se ka vdekur, flet bosi i mafias turke: Do e çoj deri në fund punën…

Advertisement

Bosi i mafias turke, Sedat Peker i cili po trondit Turqinë, ka publikuar një video të re. Peker i cili ndodhet në Dubai, pasi është shpallur në kërkim nga Turqia ka deklaruar se qeveria e Erdogan merret me tregtinë e paligjshme të armëve për xhihadistët në Siri. Në videon e publikuar në ‘Youtube’ Peker ka treguar se si është bërë e mundur kjo gjë. Ndërkohë duke qenë se disa njerëz mendojnë se Peker është burgosur apo ka vdekur, bosi i mafias ka publikuar një video të re ku përgënjeshtron diçka të tillë dhe thotë se do e përfundojë punën që ka nisur.

“Miqtë e mi të dashur, disa kanë pretenduar se unë kam vdekur ose jam burgosur. Gjithashtu që mesazhet e mia në Twitter janë shkruar nga të tjerët dhe jo unë. Kjo është arsyeja pse u ndjeva i detyruar të xhiroja dhe të postoja këtë video të shkrutër. Miqtë e mi të dashur, nuk kam vendosur të mos publikoj më video, por në vendin ku unë jetoj, u informova se jam me të kuqe, domethënë ekziston një rrezik i madh që të vritem. Brenda 15 ditësh do të rishikojnë rrezikun për jetën time dhe do të vendosin. Por unë ose këtu ose në një vend tjetër ose me një mënyrë tjetër, do ta përfundoj punën që kam nisur. Miqtë e mi ju uroj të jeni mirë, mos e privoni vetën nga lutjet tuaja. Zoti ju bekoftë’ është shprehur në video Sedat”,- shprehet ai.

Advertisement

Advertisement
257
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com