U shkarkua dy vite më parë, KPA hedh poshtë apelimin e prokurorit Hysni Vata dhe merr vendimin “drastik”

Advertisement

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, vendosi të lërë në fuqi vendimin e KPK-së para dy vitesh, e cila shkarkoi nga detyra prokurorin Hysni Vata, duke e lënë kështu përgjithmonë jashtë drejtësisë.

Vendimin është dhënë për çështjen (JR) nr.60/2019, datë 22.11.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Hysni Vata, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 195, datë 09.09.2019.

Trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Advertisement

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 195, datë 09.09.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysni Vata.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.07.2021.

Advertisement
315
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com