U maskuan si “gjyshe”, për tu vaksinuar për Covid, kapen mat dy amerikanet

Advertisement

Një ngjarje  e pazakontë ka ndodhur  në Florida, ku në varësi të fushatës së vaksinimit dy gra janë maskuar si “gjyshe”, dhe këtë herë kishin shkuar për të marrë dozën e dytë të vaksinës anti Covid.

Drejtori i Departamentit të Shëndetësisë në Florida në Orange County, Raul Pino ka thënë per mediat se ato ishin maskuar me veshje, syze dhe doreza për të mos u dalluar se ishin të reja në moshë.

Ndër të tjera në media bëhet me dije se ato janë vënë re pa u futur në qendrën e vaksinimit ku një tjetër dyshim ka qenë karta e tyre e identitetit që ato kanë paraqitur.

Advertisement

Ndërkohë  Pino ka theksuar se nuk e di se si dy “pseudo-gjyshet” kishin arritur që të merrnin dozën e parë të vaksinës.

Advertisement
167
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com