U kapën me 4 ton drogë/ Prokurori italian kërkon 40 vite burg për 4 shqiptarët

Advertisement

Prokurori italian në Leçe kërkon plot 38.8 vite burg për katër shqiptarë të përfshirë në trafikun e sasive të mëdha të narkotikës drejt shtetit fqinj.

Bëhet fjalë për Geraldo Ismailaj, Alban Limaj, Alvaro Aliaj dhe Erfan Bajrusi, katër shqiptarët që ishin pjesë e një grupi kriminal të shkatërruar rreth një vit më parë gjatë një aksioni policor që çoi në pranga 15 persona.

Advertisement

Gjatë operacionit “San Silvestro” u sekuestruan plot 3750 kilogram marijuanë, 50 kilogram hashash, 1 kilogram kokainë dhe 1 kilogram heroinë.

Përkatësisht, prokurori italian ka kërkuar:

Geraldo Ismailaj   3,4 vite burg dhe 44 mijë euro gjobë

Alban Limaj 18 vjet vite burg

Alvaro Aliaj 8,8 vite burg

Erfan Bajrusi 8,8 vite burg

Advertisement
217
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com