U hoq si infermieria dhe zhvati para nga vajza e të sëmurës me Covid, ndalohet nga policia…

Advertisement

Tiranë- Tire Alldervishi është ndaluar nga uniformat blu. Sipas policisë Tire Alldervishi 58 vjeçe, banuese në Tiranë i është prezantuar si infermiere shtetases E. S, 30 vjeçe.

Advertisement

Kjo e fundit e ka kallëzuar duke hedhur akuza që gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital për covid,Tire Alldervishi e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ndalimin e shtetases T. A., 58 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase i është prezantuar si infermiere shtetases E. S, 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, shtetasja T. A. e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./Topchannel

Advertisement
286
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com