Gjykata e Lartë, përmes një vendimi të pak ditëve më parë ka urdhëruar Policinë e Vlorës të arrestojë dhe mbajë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” biznesmenin e kompleksit “Ambel Beach”, Helidon Gjikoka.
Por ka të dhëna se biznesmeni nuk ndodhet në Shqipëri, pasi është larguar në drejtim të Anglisë.
Vendimi është marrë nga treshja gjykuese, Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, të cilët pasi shqyrtuar rastin vendosën të prishin vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë që caktonte masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Gjikokën dhe lënien në fuqi të vendimit të datës 4 Maj 2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Biznesmeni, Helidon Gjikoka, është marë i pandehur për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimit të dokumentave” pasi ka arritur të tjetërsojë një sipërfaqe toke prej 1430 m2 në bregdetin e Dhërm iut.
Mbi këtë sipërfaqe të përfituar me dokumenta të falsifikuara, Gjikoka ka ndërtuar disa kabina druri, duke krijuar kompleksin turistik, “Ambel Beach”.
Fillimisht ndaj tij Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, ku pas arrestimit nga policia e qytetit, Gjikoka ka qëndruar vetëm 12 ditë në burg.
Por ky vendim është ankimuar nga Gjikoka dhe kryetari i Gjykatës së Vlorës, Enkel Peza, në datën 4 maj 2022 ka rrëzuar qëndrimin në burg, duke kaluar biznesmenin në masës së sigurisë “arrest shtëpie”.
Biznesmeni, Helidon Gjikoka, është marë i pandehur për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimit të dokumentave” pasi ka arritur të tjetërsojë një sipërfaqe toke prej 1430 m2 në bregdetin e Dhërmiut.
Mbi këtë sipërfaqe të përfituar me dokumenta të falsifikuara, Gjikoka ka ndërtuar disa kabina druri, duke krijuar kompleksin turistik, “Ambel Beach”.
Fillimisht ndaj tij Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, ku pas arrestimit nga policia e qytetit, Gjikoka ka qëndruar vetëm 12 ditë në burg.
Por ky vendim është ankimuar nga Gjikoka dhe kryetari i Gjykatës së Vlorës, Enkel Peza, në datën 4 maj 2022 ka rrëzuar qëndrimin në burg, duke kaluar biznesmenin në masës së sigurisë “arrest shtëpie”./ORANEWS