Tiranë – Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim

Advertisement

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë penale, nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar bënë kapjen dhe ndalimi i shtetasit E. I., 29 vjeç,pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 vit dhe 4 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. S., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas po qarkullonte iu gjet një sasi lëndë e dyshuar kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. C., 53 vjeç, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Dhuna në familje”, është konstatuar jashtë banesës.

Advertisement

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K., 47 vjeç, pasi duke qenë pasagjer në mjetin me drejtues S. F, ka ofenduar dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve

D. M., 21 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;

M. P., 61 vjeç, pasi u kap në gjendje të dehur në masën 0.73 mg/l.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

Advertisement
169
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com