Tërmet i fortë në ishullin e njohur grek/ Krijohen dallgë të mëdha në det

Advertisement

Një tërmet me magnitutë 4.6 të shkallës Rihter është regjistruar sot në jug të ishullit të njohur grek, Rodos.

Sipas Institutit Gjeodinamik, dridhja ishte me thellësi 63.3 kilometra dhe epiqendra e saj ishte në det, vetëm 24 km larg ishullit të Rodosit.

Sipas mediave greke, dridhjet janë ndjerë thuajse në të gjithë ishullin, ndërsa fatmirësisht, nuk ka të lënduar apo dëme materiale.

Advertisement

Banorët atje dhe turistët që e frekuentojnë masivisht çdo vit, janë frikësuar pak nga dallgët e mëdha që janë krijuar në det.

Advertisement
228
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com