Takimi i 11 majit në Brukel për dialogun Kosovë-Serbi/Kurti: Nuk do të marr pjesë

Advertisement

Edhe pse Bashkimi Europian shpresonte që takimi mes Albin Ku ritit dhe Aleksander Vucic të zhvillohet më 11 maj, kjo gjë nuk do të ndodh. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në një deklaratë për mediat në Bruksel se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Advertisement

Aktualisht Kurti ndodhet në Bruksel, në udhëtimin e tij të parë prej kur mori mandatin në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku ka zhvilluar takim me Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog Mirosllav Lajçak.

Të hënën, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha pas një takimi me presidentin serb Vuçiç, se shpresonte që më 11 maj të mbahej raundi i ri i bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Për herë të parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli për të ashtëquajtuarat “non papers” të publikuara nga mediat në Ballkan, për zgjidhjen e mundshme të çështjes mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe të mundësisë së ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor.
“Nuk mund të lejojmë as ringjalljen e projekteve të dështuara për shkëmbim territorial dhe as bosnjëzimin e Kosovës”, tha Kurti.
Sipas tij, Kosova duhet të shkojë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike dhe se raportet në “Ballkan mund të rregullohen vetëm më dialog parimor”.

Advertisement
191
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com