Studiuan vendin dhe ranë dakord për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, GJKKO lë në burg dy të arrestuarit

Advertisement

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë për Besian Xhixhën dhe Enver Divën, lidhur me ekzekutimin e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës.

GJKKO ka vendosur masën “arrest me burg” për dy të arrestuarit. Të akuzuarit nuk kanë pranuar të flasin fare para togave të zeza.

Këta shtetas dyshohet se janë kontaktuar nga Nuredin Dumani, për të vrarë dy vëllezërit Haxhia në Shënavlash të Durrësit. Vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë në 27 prill në Durrës, ku ranë pre e një prite nga Altin Ndoci dhe Klevis Alla, të dy të arrestuar dhe të dënuar me burg.

Dy të arrestuarit, Besian Xhixha dhe Enver Diva kishin rënë dakord që ta bënin ata vrasjen e dy vëllezërve, por Enver Divën e zuri Covid-19 dhe a utorët u ndryshuan. Vrasja u bë nga vet Nuredin Dumani dhe Talo Çela.

Advertisement

Autorët e krimit përdorën një makinë Toyota ngjyrë gri, dhe i kanë goditur viktimat me kallashnikov, duke derdhur mbi ta 55 plumba.

Në afërsi të viktimave janë gjetur 55 gëzhoja armë zjarri model 56, kalibër 7.62mm, dhe katër telefona celularë që u përkisnin atyre. Dy vëllezërit kishin dëmtime të shumta nga breshëria e plumbave, konkretisht Besmir Haxhia kishte 20 dëmtime në kokë dhe një plumb në trup, ndërsa vëllai i tij Viktor Haxhia kishte 18 dëmtime afër kokës.

Advertisement
149
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com