SPAK mbyll hetimet për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha, sot pritet të komunikohet akuza e korrupsionit

Advertisement

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka përfunduar hetimet për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha, dhe 9 të hetuarit e tjerë të dosjes së korrupsionit në burgje.

Ndërkohë, për mjekun kardiolog, Edvin Prifti, do të vijojnë hetimet, pasi ka ende shumë veprim e hetimore për të kryer.

Advertisement

Sipas organit të akuzës gjyqtarja Enkeleida Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qenë pjesë e një skeme kriminale, ku favorizoheshin dhe liroheshin të burgosur.

Dyshohet se shumat që jepeshin si ryshfet për gjyqtaren shkonin deri në 12 mijë euro. SPAK ka të provuar dy raste të korrupsionit me këtë skemë. Në dosje janë disa përgjime ambientale që implikojnë të hetuarit, ndonëse ata i kanë mohuar akuzat.

Advertisement
183
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com