Skandaloze:Rilinda Selimi E lidhur në aktivitet Kriminal me Ben Qimen, Pamela e shkollës së korespondencës e kalon në veting

Advertisement

Të premten Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me kryesuese Etleda Çiftja, relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtare Xhensila Pine, dhe përfaqësues ndërkombëtar Z. John Leonard, mbajti seancën dëgjimore publike për procesin e rivlerësimit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi.

Selimi është diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në vitin 1996 dhe ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2000. Në tetor 1999 deri në shtator 2000, Z. Selimi ka ushtruar detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe gjatë periudhës 2000-2011 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Vlorës.

Krahas ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, Shkëlzen Selimi ka qenë edhe lektor në universitetet “Ismail Qemali” dhe “Pavarësia” në Vlorë. Aktualisht, ai është pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë si dhe ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës.

Me tw drejtw relatorja Valbona Sanxhaktari lexoi relacionin e përgatitur nga KPK duke njoftuar se hetimi administrativ ishte përqendruar te kriteri i pastërtisë së figurës. Sanxhaktari njoftoi se pas administrimit të raporteve për subjektin nga DSIK, ILDKPKI dhe KLD, KPK ka ndërmarrë një hetim të pavarur administrativ për të verifikuar të dhënat e paraqitura nga raporti i DSIK-së.

Në raportin e saj Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e ka cilësuar gjyqtarin Selimi si të ‘papërshtatshëm’ për shak të një seri kontaktesh jo rastësore me përfaqësues të krimit të organizuar dhe dyshime për përfshirje në korrupsion pasiv në më shumë se një rast, duke e cilësuar gjyqtarin si “një person me tendenca për përfshirje në veprimtari kriminale’ ose ‘që mund te vihet nën presion nga krimi i organizuar.”

Për të vërtetuar raportin e DSIK-së KPK ka marrë informacione nga disa institucione zyrtare dhe subjekti, nga ka rezultuar se gjyqtari Selimi ka udhëtuar disa herë jashtë shtetit në Itali dhe Gjermani me shtetasin Fero Dervishaj, i cili ka precedentë kriminalë. Gjithashtu prindërit e gjyqtari dhe të Dervishajt janë përpjekur të hapin një biznes së bashku. Dervishaj ishte dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe është hetuar në vitin 2013 si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte sasi të mëdha lëndësh narkotike drejt Italisë. KPK ka arritur përfundimin se Dervishaj ishte një person me lidhje me krimin e organizuar dhe gjyqtari kishte kontakte të papërshtashme me të. Gjithashtu, KPK ka administruar një informacion të besueshëm të ardhur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, sipas të cilit gjyqtari ka ndikuar në mënyrë të paligjshme për mosekstradimin në vitin 2015 drejtë Italisë të shtetasit Arben Isufaj, i cili është dënuar në vendin fqinj për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Sipas ONM-së në vitet 2010-2012 subjekti ka përdorur një makinë në emër të shtetasit A.Sh, i cili është dhe shoferi i Arben Isufajt – i njohur gjithashtu si Ben Qimja. Subjekti sipas KPK-së  ka pasur kontakte të papërshtatshme me Arben Isufajn, i cilësuar si anëtar i krimit të organizuar.

Por ndryshe nga sa deklaroi kryeministri, në seancën dëgjimore ndaj gjyqtares mbajtur të enjten, Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, KPK, tha se nuk kishte gjetur probleme me karburantin dhe as nuk vuri në dukje probleme të mëdha në pasuritë e tjera të familjes – që kapin një vlerë totale prej 57,8 milionë lekë.

KPK po ashtu la të kuptohej se ndryshe nga bashkëshorti, i shkarkuar me vendim të Komisionit të konfirmuar edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA për lidhje me persona të përfshirë në krimin e organizuar, gjyqtarja e përzgjedhur sëfundmi në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, KED kishte figurë të pastër dhe nuk ishte e ndikuar nga marrëdhëniet e bashkëshortit.

Advertisement

Në një seancë që zgjati më shumë se 4 orë, trupa gjykuese e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtar Olsi Komici, i drejtoi gjyqtares një sërë pyetjesh, por relatimi nuk vuri në dukje probleme që zakonisht çojnë në shkarkim të subjektit.

Selimi u pyet për karburantin dhe edhe për një policë sigurimi të lëshuar në emër të saj dhe të bashkëshortit, për përdorimin e një mjeti në pronësi të shtetasit I.Ç. – i skeduar nga policia për aktivitete kriminale.

Ajo mohoi të kishte dijeni dhe lidhje me kontaktet kriminale të bashkëshortit; deklaratë që relatori Lulzim Hamitaj e mori të mirëqenë.

Rilinda Selimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Librazhdit dhe më pas, për rreth një dekadë në Gjykatën e Fierit. Në vitin 2010, Selimi është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit.

Familja selimi ka pasur lidhje tw ngushta me Arben Isufaj, ose siç njihet ndryshme me nofkën “Ben Qimja”, po përballet me një hetim pasur, që pritet të finalizohet me sekuestrimin e pasurisë së tij. Çështja e hetimit pasuror kundër Isufajt, po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka marrë iniciativën pas një informacioni të servirur nga policia dhe prokuroria e Fierit.

Sipas këtij informacioni Arben Isufaj, gjatë viteve 2004 dhe 2005 dyshohet se është marrë me aktivitet kriminale në Hollandë dhe Itali, duke shitur dhe trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe heroinë. Si pasojë e këtij aktiviteti, policia e Fierit argumenton se Isufaj ka mundur të përfitojë shuma të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se i ka investuar në Shqipëri, ku një pjesë të pronave janë të rregjistruara në emër personave që janë rreth familjar me Isufaj, me inicialet A.Ç dhe L.Ç. Nuk dihet me saktësi se çfarë prona janë vënë nën hetim nga Krimet e Rënda, por mësohet se në ditët në vijim kjo prokurori të kërkojë në gjykatën e Krimeve të Rënda sekuestrimin e këtyre pronave.

Advertisement
840
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com