Skandaloze/ Ja kush është komisionerja “kokëbosh” e Vettingut

Advertisement

Pamela Qirko është diplomuar si juriste në vitin 2001, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2003 është çertifikuar nga ISAAT për “Konsulencë ligjore të shoqërive tregtare”. Në vitin 2004 ka fituar licencën e avokatit nga Dhoma e Avokatisë Tiranë, me të drejtë përfaqësimi në të gjitha shkallët e Gjyqësorit. Ajo e ka nisur karrierën e saj profesionale si juriste  në vitin 2001.

Në vitin 2017 Pamela Qirko është emëruar Komisionere, duke patur si detyrë të mbikqyrte dhe kontrollonte nivelin profesional, pastërtinë e figurës dhe justifikimin e pasurive të  Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Në Ligjin  Nr. 84/2016 “Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe pikërisht në nenin 6,  ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit pika d) përcaktohet se  notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj.

Po të bazohemi në dokumentat e depozituara në komisionin pranë Avokatit të Popullit nga ana e Zj.Pamela Qirko , mungon lista e notave të sajë  e vërtetuar kjo me aktin noterial Nr 566 Rep.

Por Pamela ka depozituar diplomën me Nr 7059 e cila na çon në zbardhjen e një krimi të kryer në sistemin e drejtësisë.

Pamela Qirko është titullare e diplomës me Nr.7059 e cila ka filluar studimet në 1996 dhe i ka përfunduar në vitin 2001 pra studimet e zj Balluku kan përfunduar për 5 vjet dhe jo për 4 vjet siç e ka patur sistemi arsimor në ato vite.

Ky fakt tregon se Pamela Qirko ose ka ngelur një vit në stazh dhe i dalin llogaritë për 5 vjet, ose Pamela Qirko ka vazhduar shkollën me korespondencë, ky fakt është i provuar.

Advertisement

Fakti që Pamela Qirko ka depozituar diplomën me Nr.7059 të lëshuar nga Fakulteti i Drejtësisë Tiranë  dhe jo listën e notave është e qartë se  ajo ka nota që bien në kundërshtim me  kriteret e përcaktuara në Ligjin  Nr. 84/2016 “Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe pikërisht në nenin 6  ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit pika. d) përcaktohet se  notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj.

Po si mundet që një njeri i tillë “kokëbosh” të qëndroj në krye të Vettingut, kur nuk arrin dot të plotësoj as kriteret bazike profesionale. Si mundet që fati i shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve të mbes në dorë të dikujt që nuk ka kapacitetin e nevojshëm për të vlerësuar dhe per ti gjykuar drejtë ata? Ja sa poshtë ka rënë drejtësia, ja në duar të kujt kemi rënë. Sa për të ardhur keq.

Advertisement
599
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com