Silva Bino vaksinohet sot në Vlorë, si do të vijojë plani në qytetet e tjera

Advertisement

Ministrja e Shëndetësisë teksa pa nga afër procesin e vaksinimit në Vlorë bashkë me kryeministrin Edi Rama u shpreh se në dy ditët e para në rrethe janë vaksinuar 600 mjekë dhe infermierë.

“Sot fillojmë vaksinimin në Vlorë. Kemi planifikuar të vaksinojmë rreth 150-200 mjekë dhe infermierë duke filluar nga spitali i Vlorës dhe në spitalet bashkiak si ai i Sarandës. Po vlerësojmë që edhe në Gjirokastër të kemi një pikë të vaksinimit. Në dy ditët e para janë vaksinuar më shumë se 600 mjekë dhe infermierë”, tha Manastirliu.

Ndërkohë shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino e cila do të vaksinohet sot në Vlorë, bëri me dije planin e vaksinimit në qytete të tjera në ditët në vijim.

Advertisement

“Sot në Vlorë, nesër në Fier, Gjirokastra do të vazhdojmë me shtëpinë e të moshuarve, Elbasani Korça. Po shkojmë mirë.Midis personelit shëndetësor nuk ka skepticizëm. Duhet të shikojmë grupet e tjera të popullatës. Nuk ka pasur reaksione anësore.. Nuk kemi pasur problem”, tha Silva Bino.

Advertisement
145
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com