Ministria e Shëndetësisë raporton se sot janë regjistruar 37 raste të reja Covid, ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete.
Ndërsa numri i të infektuarve është më i lartë se sa ai i të shëruarve nga koronavirusi. Zyrtarisht varianti Delta i Covid ka hyrë në Shqipëri, ndërsa nuk jepet se sa nga këto të infektuar janë prekur ky lloj virusi indian.
“Janë kryer 4593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 37 qytetarë, në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Fier, Elbasan, Lezhë, nga 2 raste në Kavajë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Vau i Dejës. Aktualisht janë 374 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
