Shpërthen bombola e gazit në banesë/ Në gjendje të rëndë një person

Advertisement

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koplik, ku pas shpërthimit të një bombole gaze në një banesë, një grua ka marrë plagë të rënda.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit ndodhet në gjendje të rëndë kryefamiljarja Sadete Kukaj, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, ku si pasojë e shpërthimit është shkrumbuar gjithçka në katin e parë të banesës.

Advertisement

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët kanë vënë nën kontroll zjarrin.

Advertisement
166
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com