Shkelën masat anti-Covid/ Gjobiten 709 qytetarë

Advertisement

Policia e Shtetit ka gjobitur gjatë 24 orëve të fundit 709 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid.

Patrullat e Përgjithshme kanë ndëshkuar me 3.000 lekë, 611 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 92 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Advertisement

Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 2 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 4 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Advertisement
214
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com