Sherri në Rrogozhinë, shoqërohen babë e bir, bënë për spital 44-vjeçarin

Advertisement

Policia ka dhënë njoftimin lidhur me ngjarjen që ndodhi pak më parë në Rrogozhinë, ku si pasojë e një sherri është plagosur me sende të forta shtetasi F. R., 44 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Raportohet gjithasu se është bërë shoqërimi i 2 autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasve me iniciale J. K dhe A. K., (babë e bir), për veprime të metejshme.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 21.08.2021, rreth orës 12:45, në Rrogozhinë, gjatë një konflikti të çastit është demtuar me sende të forta shtetasi F. R., 44 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Advertisement

Sherbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjeherë në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe kanë bërë shoqërimin e 2 autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasve me iniciale J. K dhe A. K., (babë e bir), për veprime të metejshme.

Në vendngjarje u sekuestrua dhe një armë gjahu, e cila dyshohet se është e autorëve, por nuk është përdorur nga asnjëri prej autorëve.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Advertisement
327
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com