Tre vëzhgues janë proceduar penalisht në Tiranë, të cilët u pëfshinë në konfliktin që u regjistrua gjatë natës në KZAZ 30 tek shkolla “1 Maji”, ku po zhvillohej procesi i numërimit të votave. Si pasojë u detyrua të ndërpritej edhe numërimi për disa minuta.
Me anë të një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se tr e të proceduarit Jugers Mullahi, Oriald Laçi dhe Avni Dushku me detyrë vëzhgues akuzohen për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Sherri mes tyre, ka nisur për radhën e qëndrimit para monitorëve ku bëhet numërimi i votave. Sherri degradoi deri në konflikt fizik pasi vëzhguesit goditën njëri-tjetrin edhe me karrige.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
