Shefqet Kastrati merr 600 tendera klientelistë me vlerë qindra milionë euro, oligarku që pastron paratë e kokave të krimit privatizon buxhetin e shtetit

Advertisement

Kur Lulzim Basha ia përmendi më në fund emrin në seancën e javës së kaluar, fytyrën e Edi Ramës e përshkoi një valë nervozimi.

Shefqet Kastrati, i njohur si Çeti, nga një shofer ‘Ziz-i’ në ‘90, ka kapur sot me lejen e Edi Ramës shërbimet kyçe në Shqipëri që nga karburantet, sigurimet, aeroportin e vetëm, trarët mbi rrugë, mirëmbajtjen, ndërtimin e kullave, pronat e ushtrisë, tenderat dhe madje ka monopolizuar edhe pastrimin e parave të grupeve kryesore kriminale në Shqipëri.

Shefqet Kastrati, sipas disa raporteve për të cilat janë në dijeni si Lulzim Basha, ashtu edhe Edi Rama, është nyja lidhëse të grupeve kriminale, bosëve të krimit dhe drogës në Shqipëri.

Kompanitë e tij të ndërtimit, sipas të gjitha raporteve vendase dhe ndërkombëtare, janë lavatriçja më e madhe në Ballkan e pastrimit të parave të trafikut të drogës dhe aktiviteteve të tjera kriminale. Baronët kryesorë shqiptarë të drogës në Evropë dhe më gjerë, kanë pastruar dhe pastrojnë paratë me Shefqet Kastratin në ndërtim.

Si mos të mjaftonte ky aktivitet mjaft fitimprurës, edhe pse i paligjshëm, një pjesë e administratës publike, të cilën Edi Rama e ka çuar në 185 mijë vetë, punon vetëm për të kanalizuar paratë publike në llogaritë e Shefqet Kastratit përmes tenderave klientelistë dhe të paracaktuar.

Advertisement

Çeti tashmë ka marrë me koncesion buxhetin e shtetit shqiptar.

Vetëm gjatë viteve të fundit, me tre kompanitë e tij të karburanteve dhe sigurimeve, Shefqet Kastrati ka marrë mbi 600 tendera, me vlerë qindra milionë euro. Përmes kompanisë së karburanteve ‘Kastrati’ ka marrë rreth 400 tendera, me marzh fitimi deri në 30 %.

Nga 400 tendera, rreth 40 i ka marrë në Bashkinë e Durrësit, kur Çeti është në aleancë me Lulzim Berishën, kreu i ish bandës së Durrësit, sot në kërkim nga SPAK.

Me kompaninë tjetër, ‘Kastrati Group’ ka marrë mbi 100 tendera, gjithashtu me marzh të lartë fitimi. Me anë të kompanisë së sigurimeve ‘Albsig’ ka marrë mbi 100 tendera të paracaktuar.

Në vijim do të publikojmë se për çfar  plasi pistoleta me Hajriun e ujit Lajthiza.

 

Advertisement
125
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com