Reforma në drejtësi sheh qartë e më qartë narkotrafikantët dhe vuan thellë e më thellë

Advertisement

Shtetasi Kristaq Kotro u bë i njohur nga trafikimi i kokainës së tretur në vajin e palmës. Drejtësia dhe gjykata mbyllën sytë para fakteve duke arrestuar vetëm shoferin. Turpi më i madh ishte të shikosh një kriminel si Kristaq Kotro, dëshmitar në sallën e gjyqit.

Shtetasi Kotro i shpëtoi padrejtësisë duke korruptuar gjyqtarin dhe duke ia hedhur paq drejtësisë. Kotro u paraqit në gjyq si dëshmitar dhe ai që u arrestua është shoferi i kamionit me vajin e palmës dhe kokainën e tretur, të cilin Kotro e ksihte porositur për ta sjellë porosinë në firmën e tij  “INTER-KRISS” Sh.p.k

Përgjimet nxjerrin zbuluar Kristaqin pasi në përgjimin e bisedës më datë 20.03.2011, ora 11:51, krimineli Kotro ka marrë në telefon shoferin dhe i thotë: “A e takove Arjanin (Arjan Lezaj) dhe ç’të ka dhënë?” Këtu del qartë se Kristaq narkotiku ka pasur dijeni të plotë mbi ngjarjen dhe ka qenë porositësi i këtij kamioni. Bëjmë me dije se firma që ka porositur kamionin dhe firma që priste mallin, firma “INTER-KRISS” Sh.p.k dhe firma “AE-1 MERENTINO” janë të dyja firma të bosit të kokainës Kristaq Kotro, të dyja me adresë Zona Industriale, Gjirokastër.

Drejtësia kanë bërë një vesh shurdh dhe një sy qorr dhe e kanë lënë të lirë Kotron, duke arrestuar vetëm shoferin.  Këtë që vlerësojnë janë gjyqtarët që e kanë kaluar vettingun dhe tani kuptohet fare qartë në duart e kujt po shkon vettingu dhe drejtësia e popullit shqiptar.

Advertisement

Vettingu po i mbledh të gjithë të korruptuarit në një thes dhe janë pikërisht këta që po vendosin fatet e të inkriminuarëve dhe kriminelave që po fundosin çdo ditë e më shumë drejtësinë.

Në përgjimet e regjistruara shoferi i përgjigjet: “Po, e takova më ka dhënë dollar më duket, se ishin të ngushta dhe ishin të mbështjella në zarf, nuk i dalloja dot nëse ishin euro apo dollarë.”

Në Shqipërinë tonë, reforma në drejtësi po sheh qartë e më qartë të korruptuarit dhe po vuan thellë e më thellë duke mbajtur të lidhurit me krimin dhe të pamoralshmit.

 

Advertisement
163
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com