Reforma në Drejtësi në ngërç/ Pasuria e paluajtshme e komisioneri Hamitaj arrin në 400 mijë euro

Advertisement

Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Lulzim Hamitaj rezulton të jetë pronar i 4 apartamenteve dhe një toke në Mullet, Tiranë, vlera e të cilave arrin në mbi 400 mijë euro.

Për më tepër komisioneri i Vetingut është pronar i një apartamenti me vlerë 180 mijë euro, si edhe të një garsoniere, me vlerë 60 mijë euro, të cilat ndodhen në kryeqytetin italian, Romë.

Po ashtu, Komisioneri Hamitaj rezulton gjithashtu pronar i dy apartamenteve në Tiranë. Njëri, me vlerë 70 mijë euro, është blerë prej tij në vitin 2010, si edhe një tjetër apartament në Farkë, me vlerë 34 mijë euro.

Krahas apartamenteve, komisioneri Lulzim Hamitaj rezulton që ka blerë edhe një tokë në zonën e preferuar të Tiranës, në Mullet, me vlerë totale 70 mijë euro.

Në përmbledhje, pasuria e paluajtshme, e blerë nga komisoneri Hamitaj arrin në vlerë rreth 400 mijë euro.

Krahas pasurive të paluajtshme, Hamitaj rezulton edhe një i apasionuar pas mjeteve motorike. Në bazë të të dhënave të Drejtorisë së Targave, komisioneri është pronar i një motori tip BMW, vlera e të cilit është 4500 euro.

Advertisement

Gjithashtu, Lulzim Hamitaj ka në pronësi të tij edhe një automjet tip Jeep, me vlerë 14 mijë euro.

Komisioneri Hamitaj, në bazë të shpenzimeve të kryera, duket se ka pasur aktivitet të zgjeruar avokator në Itali. Megjithatë, nuk ka asnjë të dhënë nëse ndonjë prej institucioneve shqiptare ka kryer verifikimin e pasurisë së tij dhe burimet e ligjshme të krijimit të saj.

Komisionerët e Vetingut duhet të ishin të parët që duhet të kalonin në filtrat e “verifikimit të hollësishëm”, para se ata të merrnin detyrën për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Por, të dhënat mbi biografinë e tyre profesionale janë të cunguara. Ndërkohë që mungojnë të dhënat publike mbi pasurinë e tyre.

Advertisement
157
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com