Pse drejtësia po vonon për gjyqtarin Luan Daci?

Advertisement

Më 5 shkurt ishte edhe dita e shumëpritur ku supozohej që Luan Daci të merrte dënimin e merituar. Ama nuk ndodhi keshtu. Seanca u shty për here të katërt. Ai akuzohet për falsifikim të dokumenteve she Prokuroria e Posaçme kërkoi 1 vit burg për Dacin.

Sipas Kodit penal kjo vepër penale dënohet deri në tre vjet burg. Luan Daci është shkarkuar në vitin 1997 për shkak se ka mbajtur të fshehur një vendim në lidhje me një firmë piramidale për rreth 6 muaj, si dhe ka organizuar një grevë në ambjentet e gjykatës së Tiranës.

Por gjatë aplikimit për të qenë pjesë e KPA-së, në intervistën me Komisionin Parlamentar ad hoc, Daci fshehu shkarkimin nga detyra duke pohuar se kishte ikur me dorëheqje.

Advertisement

Pas hetimeve, SPAK kërkoi pezullimin nga detyra të tij dhe akuzoi Dacin se ka fallsifikuar dokumentat. Ai u pezullua nga puna, por më pas gjykata e Posaçme e Apelit vendosi rikthimin e tij në punë.
Pas kësaj, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi për pezullimin e tij nga detyra deri në përfundim të procesit. Mbështetja nga ana e elementeve politik apo edhe ndikimi që ka me anë të lidhjeve me të inkriminuarit ka bërë qe Luan Daci ti rezistoj për herë të katert burgut.

Advertisement
178
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com