Prapaskenat e flijimit të Prokurores Lindita Ziguri/ Ja kush është “njolla e zezë” e KPK-së

Advertisement

Insititucionet e drejtësisë shqiptare vazhdojnë ciklin me “Çudira” nga ku flijon të pafajshmit dhe i djeg ato për interesa të errëta dhe të paditura për opinonin publik. Një ndër to është edhe  prokurorja Lindita Ziguri. Të premten e 8 janarit Prokurorja e Rrethit Tiranë, Lindita Ziguri u përball me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të tri kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut për Zigurin kryesohet nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

Lindita Ziguri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 dhe ka punuar si prokurore në Prokurorinë e Tiranës. Më pas në dhjetor 2020, Ziguri mori postin inspektore në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Komisoni ka gjetur shkas tek 5 mijë euro që Ziguri nuk ka mundur dot t’i deklaroj.

Një shumë kjo tepër e vogël në krahasim me pasuritë marramendëse që zotëron klasa e priviligjuar e prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar në këtë sistëm drejtësie. Ironike qëndron fakti se personi që po mundohet të përbaltë figurën e pastër të Prokurores Lindita Ziguri është një emër që së fundmi është nën hetime nga SPAK. Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Xhensila Pine, që i drejton gishtin të tjerëve duket se ka shkelur vetë ligjet e para.

Advertisement

E si mund të lëshë drejtësinë në duar të njerëzve të tillë. A mos vallë bie poshtë akuzat që ajo po mundohet t’ia hedh Prokurores Ziguri. Xhenisa Pines i janë gjetur parregullsi në pasuri për ndërtimin e paligjshëm të një kulle pesëkatëshe me sipërfaqe 362.9 m2, në rrugën “Mihal Duri”, në Tiranë. Ajo çfarë duket qartë në këtë mes është përpjekja e njerëzve të inkriminuar për të djegur prokuror të rregullt që kanë punuar me profesionalizëm siç është rasti i Lindita Zigurit.

Advertisement
1012
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com