Advertisement
Lionel Messi është lojtari më i ri i PSG. Futbollisti argjentinas ka mbërritur në Paris, teksa siç shihet në video, ka përshendetur fansat që e presin nga dritarja në aeroport.
Të shumtë kanë qënë tifozët që e kanë pritur jashtë, madje grumbullimet kanë nisur që dje, duke sfiduar kështu edhe temperaturat e larta.
”Pleshti” do të jetë pjesë e parisienëve deri në vitin 2023, me shpresën se do jetë vendimtar për ta. Shuma që do përfitojë një nga më të mriët në botë në sezon shkon te 35 milionë euro, shifër kjo e konsiderueshme.
Advertisement
Kështu, PSG pas disa afrimesh të rëndësishme, ia ka dalë të bëjë të vetin Lionel Messin.
Advertisement
