Përse “KLGJ” nuk na përkrah dhe të na falenderoj atëher kur “INFRONT” promovoi gjyqtarin e ndershëm Rexhep Bekteshi

Advertisement

Pak kohë më parë shoqata e Unionit të Gjyqtarëve dhe “KLGJ” nuk nguruan të dilnin në deklarata banale kundër mediave të lira.Kjo deklaratë  është përkrahuredhe nga kreu i “SPAK” në ikje, Arben Kraja, i cili qurravitej si gjynafqar nëpër emisione televizive duke pretenduar se kërcënohej nga media.

Këto deklarata padyshim janë të organizuar nga “NIKLA” dhe dora e krimit të organizuiar në KLGJ.Pikërisht  e gjithë kjo praktikë është iniciuar nga gjyqtarja M.N.,bashkëshorti i së cilës ish-prokuror është shkarkuar nga vetingu.

E gjithë deklarata manipuluese dhe e turpshme është bërë vetëm në mbrojtje të veprimeve arbitrare të gjyqtares Suela Dashi, e cila ka vepruar në shkelje të etikës profesionale.

Përse ju “KLGJ” nuk  keni dalë në deklarata dhe të na  përkrahni  dhe madje të na  falenderoni  kur nga ana e INFRONT është  publikuar lajme  , për gjyqtarin e durrësit Rexhep Bekteshi I cili vërtet meriton gjith respektin e këtij qyteti.

Për gjyqtarin Bekteshi mund të shkruash një roman të tërë se si ai I ka shërbyer drejtësisë, qytetarit dhe se si ai ka frymëzuar besimin e publikut te drejtësia ndryshme nga gjyqtare Dashi.

Gjyqtari Beksteshi në radhë të parë udhëhiqet nga pqarimi i humanizmit, korrektesës ndaj ligjit dhe lirive dhe të drejtave të qztetarëve këtë nuk e themi ne por mjafton të pyesni në qyetin e durrësit  dhe do të merni përgjigje.

Gjyqtari Rexhep Bekteshi u përball pa problem me vetingun gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK. Bekteshi është vlerësuar për të tri kriteret. Lidhur me pasurinë e gjyqtarit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI ka dorëzuar pranë komisionit një raport sipas të cilit ai kishte kryer deklarim të saktë, kishte burime financiare të ligjshme, nuk kishte kryer deklarim të rremë apo fshehje të pasurisë dhe nuk gjendej në kushtet e konfliktit të interesit.

Advertisement

Gjyqtari Rexhep Bekteshi ka  si pasuri një apartament me sipërfaqe 70.66 m2 në qytetin e Durrësit, që ka rezultuar të jetë privatizuar në vitin 1993 në shumën e 12,960 lekëve. Si burim të kësaj shume, subjekti ka deklaruar pagat e tij dhe të bashkëshortes, që sipas komisionit ka rezultuar të jenë të sakta.

Ajo që është e rëndësishme është se gjyqtari Rexhep Bekteshi  me detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dhe mbështetjen e qytetarëve Durrsak të cilët jo rrallë herë janë mbështetës për veprimet pozitive të gjyqtarit në fjalë.

Një qytetare nga qyteti i Durrësit e quajtur L.M. i ka dërguar ambasadës Amerikane ku i kërkon kësaj të fundit të dekoroi Gjyqtarin Rexhep Bekteshi në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ajo vazhdon  më tej në letrën e saj duke e krasuar me Dvoranin, dhe pretendon se asgjë më shum nuk ka bërë Dvorani për drejtësinë sesa gjyqtari Rexhep Bekteshi me detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Madje ajo pertendon se më shumë ka bërë ky gjyqtar për qytetarët sesa  Dvorani. Pak kohë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit e ka rënditur ish-kreun e KED Ardian Dvorani mes 12 kampionëve kundër korrupsionit.

Advertisement
40
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com