Përplasen dy makina në Fushë Krujë, lëndohet një 21 vjeçar

Advertisement

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të enjte në Fushë Krujë ku si pasojë është plagosur një person.

Polica bën me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku një makinë tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., dhe mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin F. Sh., 21 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 04.03.2021, në orën 13:40, në Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., dhe mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin F. Sh., 21 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement

Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi A. K., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
221
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com