Pazaret e kriminelëve me gjyqtarët/ Kristaq Kotro endet i lirë

Advertisement

Më datë 18 Mars 2011, Sektori Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Shqipëri, ka marrë një kërkesë urgjente nga Policia Spanjolle (Departamenti Kundër Krimit të Organizuar dhe Drogës), me qëllim autorizimin dhe bashkëpunimin për kryerjen e një operacioni për “dorëzim të kontrolluar”, të një sasie kokaine të dërguar nga Kolumbia në drejtim të Shqipërisë. Një grup i organizuar kriminal ka dërguar një kontenier me 52 fuçi vaj palme me peshë bruto 13.104 kg, dhe në brendësi të fuçive me vaj palme ndodhej kokainë e shkrirë, nga e cila pas përpunimit mund të përfitohej një sasi rreth 200 kg kokainë.

Më datë 18 Shkurt 2011, autoritetet belge kanë informuar se menaxheri i kontenierit me nr.CARU 400253/0, këtë kontinier i’a ka shitur firmës shqiptare “AE-1 MERENTINO” Sh.p.k, me adresë Gjirokastër të drejtuar nga krimineli dhe trafikanti Kristaq Kotro.

Shoferi i këtij kamioni ishte Dhimitros (Vullnet) Harizaj, i cili shprehet se nuk ka asnjë lidhje me lëndën narkotike dhe me këtë veprimtari kriminale.

Sipas akteve të dërguara nga ana e autoriteteve spanjolle rezulton se firma pritëse e mallit në Shqipëri është firma “INTER-KRISS” Sh.p.k, e cila ka të njëjtën adresë me firmën “AE-1 MERENTINO” Sh.p.k, që të dyja të drejtuara nga krimineli Kristaq Kotro.

Mesa duket Kristaq Kotro, i lidhur ngushtë me krimin, i ka hedhur hi syve dhe drejtësisë duke i’a hedhur fajin përsipër shoferit të kamionit, i cili gjatë gjithë kohës së gjuqit ka pretenduar se nuk ka pasur dijeni se çfarë ishte e fshehur në vajin e palmës dhe se thjesht po bëntë punën që ishte urdhëruar nga porositësi, krimineli Kristaq Kotro.

“INTER-KRISS” Sh.p.k është firma e kriminelit Kristaq Kotro, firmë e cila merrej edhe me vaj palme, që do të thotë se, me shumë siguri nuk është hera e parë që trafikati Kotro ka porositur me demek  vaj palme duke sjellë kështu kokainë në shqipëri.

Në banesën e shoferit janë gjetur e-maile mes Inter-Kriss Sh.p.k dhe Luis Quintero që kanë të bëjnë me pagesën e shumës prej 11841.65$ Sigurisht që shoferi nuk ka absolutisht lidhje me e-maile dhe me pagesën, por ai që i porositi këto është Kristaq Kotro që edhe sot e kësaj dite endet i lirë. Krimineli Kotro kujton se është pa faj dhe i ka hedhur hi syve  drejtësisë duke u fshehur dhe duke mos e kapur dot as nga Interpoli.

Advertisement

Gjykata vendosi burgim për 11 vite  e 4 muaj për shoferin dhe për kryesorin, porositësin e dërgesës e la të lirë duke e marrë vetëm si dëshmitar. Sipas gjykatës, më i rëndësishëm qënka se kush e transporton lëndën narkotike sesa ai që e porosit. I çuditshëm është fakti se gjykata është marrë gjerë e gjatë me shoferin dhe jo me firmën dhe kriminelin Kristaq.  Bëjmë me dije se dhe gjyqtari ka kaluar dhe vettingun, ndërkohë që të palarat e tij janë të shumta si në rastin e Kotros.

Bosi i lëndës narkotike dhe i veprimtarisë kriminale nuk e vë ujin në zjarr edhe pse është në fushë të minuar, i lidhur, i mbytur dhe i zhytur me botën e krimit,  por mesa duket krahët e ngrohtë që ka nga policia dhe gjykata, arrijnë ta mbrojnë më së miri.

Është urgjente nevoja që Kristaq Kotro të vendoset në pranga dhe gjyqtarët të japin vendime të drejta, pasi firma të tilla si “INTER-KRISS” Sh.p.k dhe firma “AE-1 MERENTINO” bëjnë kërdinë kur gjykata hesht.

Advertisement
541
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com