Pasurimi i paligjshëm, Kryeprokurori Olsian Çela: Të kthehet në vepër penale

Advertisement
Në një raport dërguar në Kuvendin e Shqipërisë, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela kërkon nga ligjvënësit që konsiderohet si vepër penale neni për pasurimin e paligjshëm, që do të prekë drejtpërdrejt asetet pasurore.

Shqetësimi kryesor është fakti i boshatisjes së prokurorive nga procesi i vettingut, për të cilin raportin vjetor të kriminalitetit 2020, kryeprokurori Olsian Cela sugjeron shtimin e oficerëve të policisë gjyqësore derisa të kapërcehet sipas tij situata kritike.

Dy janë sugjerimet më interesante që do të lexojë kryeprokurori Olsian Çela para parlamentit janë:

Iniciativa ligjore që prek drejtpërdrejt reformën në drejtësi. Olsian Cela kërkon kompetenca dhe pjesëmarrje aktive gjatë procesit të emërimit, caktimit por edhe shkarkimit të drejtuesve të prokurorisë. Në të vërtetë, ky proces ju la si kompetencë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një institucion i ri i reformës në drejtësi, me synimin për të fuqizuar rolin e Prokurorit të zakonshëm e për të shumuar dhe shkatërruar të gjithë hierarkinë vertikale të prokurorisë që është e njohur tashmë që u shkatërrua pas 2016.

Sugjerimi i dytë lidhet me atë që Çela e konsideron si shtim të një vepre penale në Kodin Penal dhe është neni i pasurimit të paligjshëm, një vepër që nëse do të pranohej në parlament do të prekte pikën e dobët të të korruptuarve siç janë asetet pasurore”, bën me dije.

Ndër të tjera sqaroi se 80% e veprave për hetimin pasuror janë pushuar nga Prokuroria, ndërsa krimi më i zakonshëm sipas prokurorisë është vjedhja e pasurisë. Ndërsa krimi më pak i frekuentuar është cenimi i lirisë të besimit ku renditen vetëm 4 raste.

“Në raportin vjetor të kriminalitetit 2020, dorëzuar Kuvendit thuhet se 11503 shtetas shqiptarë përfunduan të akuzuar në Gjykata, por prokuroria nuk ka qenë kaq efektive sa i takon hetimit pasuror, që në 80% të rasteve u pushua dhe vetëm në 20% të këtyre rasteve përfunduan në gjykatë. Krimi më i zakonshëm i ndodhur sipas prokurorisë gjatë 2020 është vjedhja e pasurisë me 8700 raste. Ky krim qëndron në vend të parë.

Advertisement

Në vend të dytë janë krimet që prekin sigurinë publike me 7361 raste dhe në vend të tretë janë krimet që derivojnë nga konfliktet për pronësinë e tokës. Krimi më pak i frekuentuar ka qenë ai që lidhet me cenimin e lirisë së besimit në vetëm 4 raste, ndërsa në këtë raport evidentohet dhe ndryshohet edhe harta e kriminalitetit dhe sikurse thotë në raportin e dorëzuar në Kuvend Prokuroria e Përgjithshme, në vend të parë për koficent të kriminalitetit në raport me numrin e banorëve është Gjirokastra.

Kjo është një surprizë ndryshe nga asaj harte që jemi mësuar të dëgjojmë nga policia. Në vend të dytë me koficent kriminaliteti të lartë është qyteti i Vlorës, më pas i Durrësit dhe i Tiranës. Në raport me koficentin e banorëve, qyteti më i paqtë dhe në fund të kësaj liste është qyteti i Beratit dhe i Dibrës”.

Advertisement
463
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com