“Pashë pellgun me gjak që dilte nga…”. Do vidhte makinën, vdes 42-vjeçari, ja dinamika e ngjarjes…

Advertisement

Një ngjarje tejet e rëndë ka tronditur Italinë ku një 42-vjeçar A.Xh, ka humbur jetën në përpjekje për të vjedhur një automjet.

42 vjeçari, me një varg precedentësh u gjet i pajetë nga një kalimtar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Montefalco, Appio Tuscolano, Itali.

“Unë pashë një pellg gjaku që dilte nga një makinë e parkuar para rrugës numër 41,’ ka thënë për karabinierët në stacionin Tuscolana, personi që e gjeti trupin e pajetë.

Mes rrotave të përparme ndodhi dhe zbulimi makabër, ku ishte dhe trupi i pajetë i Xhumarit.

Sipas mediave, thuhet se nga një rindërtim fillestar i ngjarjes, Xhumari dhe bashkëpunëtori i tij duhet të kenë parë një makinë në rrugë nga e cila do të vidhnin gomat dh e pjesë këmbimi.

Advertisement

Ata e kanë ngritur me krik pjesën e përparme të makinës, do të hiqnin pjesët që do të rishisnin.

Fatkeqësisht, kriku ishte vendosur në pozicionin e gabuar, midis një harku të gomave dhe një mbrojtjeje plastike. Plastika papritmas është thyer për shkak të peshës së automjetit, një Mercedes të klasit A.

Makina ka rënë dhe ka goditur Xhumarin i cili është përplasur me kokë në asfalt. Sipas mjekut ligjor, vdekja e tij ka ndodhur nga trauma e rëndë e pësuar në pjesën e pasme të kokës.

Nuk është e qartë nëse 42-vjeçari vdiq menjëherë apo jo. Fakti është se bashkëpunëtori i tij ka hequr dorë pa u përpjekur ta shpëtojë dhe ta nxjerrë nga poshtë makinën.

Pranë trupit, hetuesit gjetën një elektrik dore dhe një smartphone.

Advertisement
166
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com