Parkime të gabuara, policia vendos 135 gjoba për 12 orë vetëm tek rruga e Kavajës!

Advertisement

Vetëm përgjatë 12 orëve janë ndëshkuar 135 shoferë në rrugën e Kavajës për parkime të gabuara, e për pasojë janë gjobitur.

“Rrugorët e kryeqytetit, në funksion të planit të veprimit për ndëshkimin e parkimeve të gabuara, përgjatë 12 orëve, monitorim të dedikuar në Rrugën e Kavajës. Janë ndëshkuar 135 automjete të pushuara në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor, në një rrugë e cila, njësoj si ajo e “Myslym Shyrit”, shërben si arterie kryesore për lidhjen e zonës së Kombinatit, unazës së madhe dhe asaj të mesme, me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit.

Duke qenë se kjo rrugë përshkohet edhe nga disa linja të rëndësishme të transportit publik qytetas, problematika që shkaktohet nga pushimet dhe qëndrimet e gabuara është akoma më e madhe, veçanërisht në afërsi të Poliklinikës Nr. 9 dhe pranë xhamisë, ku pushimet në korsitë e lëvizjes apo në rreshtin e dytë shaktojnë pengesa serioze për trafikun në tërësi, si dhe për mjetet e emergjencave mjekësore dhe civile në veçanti”, njofton policia.marw nga tirananews.al

Advertisement
Advertisement
228
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com