Parashikimi i motit/ Reshje dhe vranësira

Advertisement

Ditën e sotme vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me reshje. Gjatë pasdites pritet një përmirësim i ndjeshëm i motit, ku vranësirat e shoqëruar me reshje i lënë vendin motit të kthjellët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 13°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Advertisement

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2°C në 07°C dhe në zonat e ulëta nga 01°C në 09°C.

Advertisement
185
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com