Nuk kam fjetur 4 ditë për rastin që humba ndaj Barcelonës”, Asllani rrëfehet për median italiane: Largimi nga Interi? Nëse do të kisha mundësi zgjedhje…

Advertisement

U transferua në merkaton e verës për të qenë një zëvendësues ideal i Marselo Brozoviç, por trajneri i Interit, Simone Inzagi ka preferuar më shumë në rolin e regjistit të mesfushës, Hakan Çalhanollunë dhe Henrik Mikitarjan, duke bërë që Kristjan Asllani të mos ketë shumë minuta te nënkampionët e Italisë. Së fundmi, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka folur për të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, duke rrëfyer momentin e rastit të famshëm ndaj Barcelonës, zërave për largim nga Interi dhe rritjen profesionale si futbollist zikaltër:Aventura te Interi – “Duhet të përmirësohem, po luaj në një mesfushë me shumë kampionë, nuk ka asgjë të çuditshme. Jam i lumtur kur luaj dhe gjithashtu për të mësuar. Marselo Brozoviç dhe Hakan Çalhanollu i konsideroj dy mjeshtra.”

Largimi nga Interi – “Janë lajme të rreme për sa i përket largimit. Jam i lumtur që jam këtu dhe dua të qëndroj te Interi. E bëra këtë zgjedhje dhe do ta bëja përsëri. Të gjithë më kanë pritur ngrohtësisht këtu. D’Ambrozio është unik, është njeriu që transmeton ‘Interizmin’ nga një brez në tjetrin. Ai vazhdon të më thotë se emri në pjesën e pasme të fanellës nuk është i rëndësishëm, rëndësi ka stema që kemi në gjoks. Një ditë do të doja të isha si ai.”

Rritja profesionale – “Dua të mësoj qetësinë që luan me topin Brozoviç, grintën dhe qëndrimin nga Barela dhe teknikën nga Çalhanollu dhe Mikitarjan, ata kanë cilësi superiore. Nga Galiardini dua të mësoj forcën fizike.”

Advertisement

Rasti i humbur në sfidën ndaj Barcelonës – “Nëse nuk e kujtoj, vjen dikush që ma rikujton. Kur eci në rrugë, gjithmonë dikush e përmend atë rast dhe është pak e bezdisshme. Nuk kam fjetur prej 4 ditësh. Kaloja netët duke riparë pamjet e atij aksioni dhe e kam të ngulitur në mendje. Doja që të pasoja te Mikitarjani, por kam preferuar ta stopoja dhe t’i jepja asist. Mbajtja e topit ishte shumë e gjatë dhe në atë pikë nuk kishte më hapësira për të pasuar. Mendova të shënoj gol, por shkoi shumë keq. Isha i shkatërruar në ato momente, por të gjithë më ngushëlluan.”

Sfida ndaj Portos në Champions – “Përpara Portos, duhet të fokusohemi te Napoli. Nëse fitojmë më 4 janar ndaj tyre, mund të rihapim garën për titull për të gjithë skuadrat.”, përfundoi Kristjan Asllani.

Advertisement
157
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com