Një pemë ulliri në kujtim të mjekut neurolog Drini Dobi

Advertisement

Një Spitalin e Neurokirurgjisë në Tiranë, kolegët e neurologut të ndjerë Drini Dobi, mbollën një ulli në kujtim të tij. Në këtë formë mjekët kujtuan kolegun që u nda nga jeta më 9 dhjetor të vitit të shkuar pas një betejë me Covid 19, betejë të cilën nuk arriti ta mposhte.

Neurologu ndërroi jetë në Itali ku kishte shkuar për trajtim. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani kanë humbur jetën 25 mjekë e infermierë në Shqipëri ndërsa shumë të tjerë vijojnë të jenë në luftë për të mposhtur virusin e padukshëm.

Në ditëlindjen e 52 të neurologut Dobi në emër të bluzave të bardha të pranishme foli neurokirurgu i njohur Mentor Petrela.

Advertisement

“Koiçidon ditëlindja e tij në një moment që ne do të donim ta kishim pranë por kjo është një luftë e përbotshme. Ky ulli është mbjell në oborrin e spitalit për të kujtuar doktor Drinin, është një inkarnacion që ndodhet në qenie të gjalla, dhe ulliri që është simbol i paqes nuk lëviz nga vendi. Është një shenjë që do të na kujtojë Drinin mes nesh”, ka thënë mjeku.

Advertisement
241
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com