Nikoll Lesi: Ja kush qendron pas grushtit ndaj Berishës, mos u merrni kot me Ramën

Advertisement

Nga Nikoll Lesi

Ajo që ndodhi dje me Berishën është kriminale dhe e patolerueshme. Dhe realisht Berisha nuk do të fali!

Ishte gjak në publik dhe gjaku, ndonëse jemi në epokë digjitale, akoma nuk falet në Veri.

Saliu është një verior i thekur dhe i mbrujtur me motive patriotike. Kushdo që thotë se e bën për politikë dhe pushtet kur flet për traditën, kulturën e vendit dhe kombin, e ka gabim. Saliu është Sali dhe nuk ndryshon në këtë pikë.

Ndaj kam frikë se shërbime intelegjente të huaja të faktorit të tretë që duan një Ballkan të trazuar e kanë realizuar aktin e djeshëm, duke përdorur njerëzit e tyre, të cilët nuk janë të paktë në Tiranë. Edhe me donacione apo biznese ilegale, ku nuk përjashtohen edhe grupe kriminale të sofistikuara të kokainës.

Ai GRUSHT dje në fytyrën e Sali Berishës nuk ka për të kaluar lehtë. Këtu do të jemi dhe do të shikojmë!

Por prapë dikush po mundohet ta adresojë pikërisht tek Edi Rama. Natyrisht që opozita do ta përdorë politikisht.

Por duke njohur mirë Edi Ramën dhe dëshirën e tij për lavdi e për të hyrë në histori, pikërisht dje, kur kishte krejt kryeministrat apo presidentët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor; ai, pra Edi Rama e donte krejt vëmendjen te vetja. E donte të ishte kryelajm europian dhe natyrisht në Shqipëri të ishte Ai, lajmi.

Sidomos në darkë në të gjitha kanalet televizive. Por siç ndodhi të gjitha stacionet televizive nuk u morën mbrëmë me Samitin historik të BE në Tiranë, por me GRUSHTIN mbi fytyrën e Sali Berishës. E kështu duhej të ishte!

Ishte goditur kryetari i PD, lideri i opozitës, ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Dje ky ishte KRYELAJMI në Tiranë. Por jo vetëm në kryeqytetin tonë, por edhe mediat ndërkombëtare e bënë lajm nga Tirana.

Turravrapi për të vendosur gishtin tregues mbi Edi Ramën, tamam dje kur ai donte LAVDINË, me bën të besoj se vetëm kryeministri Rama nuk ka gisht në këtë goditje.

Natyrisht nxitimi i Policisë së Shtetit dhe aktorëve të tjerë mediatikë se autori ishte i çmendur dhe me kartelë të krijon një ndjesi dyshimi se dikush, mundet, edhe nga brenda vetë mazhorancës të ketë gisht që ti hiqte mundësinë e YLLIT mediatik europian, Edi Ramës.

Ose këta që nxituan gjoja t’i shërbenin kryeministrit se ishte një i çmendur autori i grushtit, me shumë i prishën punë Edi Ramës. M edia të blera apo që rrinë në radhë para zgjedhjeve vendore për thesin e radhës me euro e shtuan dyshimin publik se mund të jetë edhe vetë qeveria autore e këtij skenari, pikërisht duke thënë se ishte i çmendur, kur duhet drejtësia të hetojë.

Advertisement

Ai që goditi kishte dhe ka probleme mendore, por nuk është nga ata të çmendur që del kot në rrugë dhe shkon e godet dikë, pra cili t’i dalë përpara.

Ai është i mirëstrukturuar nga dikush apo grupim pasi nëse u referohesh fakteve që kanë dalë deri tani, sipas Klodiana Lalës, ai (autori) i ka thënë Breçanit (ish-drejtues policie) se “kjo ishte për t’u bërë”. Apo që kamerat e kanë fiksuar edhe në oborrin e PD-së, gjithnjë sipas mediave serioze.

Pra ai edhe i “çmendur” ka qenë në mision!

Edhe grupet kriminale kur duan të godasin njeri tjetrin përdorin motorat me djem gjysëm të çmendur të cilët rrezikojnë jetën e tyre dhe qëllojnë. Kjo sepse kanë marrë premtim me euro ose gjysmën e pagesës e marrin pasi kryejnë krimin.

Duke mos hyrë në këtë gazetari investigative, ku janë profesionistë Artan Hoxha dhe Klodiana Lala, mund të them se ai nuk është i çmendur deri në atë pikë sa të kryejë një akt të tillë pa vetëdije, pasi kur duan të të shpëtojnë për të shpëtuar veten ata që e kanë organizuar, të sajojnë receta mjeksore të shkruara bukur e bindëse.

Pa e zgjatur, nisur nga gjithë çka bëri Edi Rama që ky Samit të vinte në Tiranë, që të ishte YLLI i Samitit dhe lavdia të cilën e kërkonte me muaj, nuk është autori i skenarit të goditjes se Berishës.

Por kam frikë se ai GRUSHT, edhe nëse gjenden autorët e skenarit, do të kthehet në ortekë i madh kundra kryeministrit në protestën që po përgatitet nga dyshja Berisha-Meta në ditët e ardhshme.

Tashmë GRUSHTI I Bulevardit do të kthehet në GRUSHT në kryeministri!

Advertisement
212
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com