Në fushë me maskë, kushëriri i Elseid Hysajt debuton me Napolin

Advertisement

Një pasdite speciale ka qenë ajo e mbrëmshmja për shqiptarin Daniel Hysaj.Mbrojtësi ka debutuar me ekipin e parë të Napolit në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj Antaliasporit, e fituar nga klubi italian me rezultatin 2-3.

Ishte Raspadori dhe Politano ata që shënuan dy gola në pjesën e parë, ndërkohë në nisje të fraksionit të dytë, Hysaj hidhet në fushë në vend të Mario Ruit.

Më tej është shqiptari Admir Mehmeti që ngushton diferencën, por Raspadori mendon për Napolin dhe shënon edhe të tretin.

Advertisement

Ndërkohë turqit gjejnë golin e dytë në fund të takimit.

Sa i përket Hysajt, mbrojtësi zhvilloi një pjesë të dytë të mirë, duke qenë se ishte edhe ndeshja debutuese me ekipin e parë të Napolit, besim që i është dhënë nga trajneri Luçiano Spaleti.

Advertisement
601
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com