Ndryshon kreu i Albcontrol, ja kush emërohet

Advertisement

Hantin Bonati është zgjedhur kreu i ri i Albcontrol, duke i zënë vendin Mina Kustës. Ky i fundit tashmë do të jetë drejtor ekonomik në këtë SH.A.

Bonati deri në datën 2 Qershor, pra më pak se një javë më parë ka mbajtur postin e zv.ministrit të Infrastrukturës, ndërkohë që për Kustën lëvizja është një zbritje në detyrë, pas ngjarjes që ndodhi me kontrollorët, një pjesë e të cilëve pezulluan punën.

Advertisement

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, e cila menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Advertisement
314
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com