Ndërron jetë zyrtari i Partisë Socialiste, kryebashkiaku mesazhe ngushëllimi: Humbëm një mik të mrekullueshëm

Advertisement

Gezim Dhima, kryetari i PS Mbrostar Ura qe u nda nga jeta diten e sotme

Ditën e sotme është ndarë nga jeta kryetari i Partisë Socialiste në Mbrostar Ura të Fierit, Gëzim Dhima.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë deputtja socialiste Antoneta Dhima, e cila në mesazhin e saj të ngushëllimit drejtuar familjes së të ndjerit, thotë se ai ishte njeriu symbol i mirësisë dhe mirëkuptimit, që do t’i mungojë shumë të gjithëve.

Jam pa fjalë për ndarjen krejt papritur nga jeta të shokut dhe mikut tonë Gëzim Dhima.

Humbëm sot një shok dhe një mik të mrekullueshëm, humbëm njeriun fjalë ëmbël dhe buzagaz, humbëm njeriun simbol të mirësisë dhe mirëkuptimit, humbëm njeriun punëtor dhe të palodhur, humbëm socialistin e devotshëm dhe kurajoz, humbëm njeriun që çdo ditë kujdesej për familjen dhe fëmijët e Tij.

Fati nuk ishte me ty miku im! U prehtë në paqe dhe i përjetshëm kujtimi! Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve ! I paharruar shoku dhe miku im”, shkruan deputetja.

Advertisement

Edhe kryabashkiaku i Fierit Armando Subashi në mesazhin e tij të ngushëllimit e ka cilësuar Gëzim Dhimën si një nejri me zemër të madhe për të gjithë komunitetin.

“Na le pa fjalë, Gëzim Dhima!

Dhimbje e madhe, humbje e pazëvendësueshme!

Një shok i mirë, një baba shembullor, një njeri me zemër të madhe për gjithë komunitetin që e deshe dhe i shërbeve pa kufi.

Do na mungosh shumë Gëzim!

I paharruar qofsh për të gjithë miqtë, të dashurit dhe të afërmit e tu!

Krenar me ty, për rrugën që ecëm së bashku!

I paharruar do të mbetesh miku im”, shkruan Armando Subashi.

Advertisement
351
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com