Narkodrejtësia dhe komisionerja Valbona Sanxhaktari me katër dashnorë njëkohësisht(fakte)

Advertisement

Vetëm pak ditë më parë u bë publik lajmi nga portali ynë infront.org ku dukej qartazi që komisionerja Valbona Sanxhaktari ishte një person i padenjë për të qëndruar në KPK.

Ajo dështoi përseri në provimin e Magjistraturës duke marrë vetëm 85 pikë, një shifër relativisht e dobët që nuk të çon as tek dera e gjykatës e jo më të ulesh brenda.

 

Por për komisioneren Sanxhaktari nuk rezulton kështu. Kjo pasi ajo ka mbështetje të madhe nga figura si nga politika por edhe nga krimi. Meqënëse zgjuarsi nuk ka atëherë komisioneres i është dashur të përdor asetet e saj femërore për të fituar poste.
Në dukje një njeri i qetë dhe familjar siç shfaqej edhe në rrjetet sociale. Por komisionerja çuditërisht ka marrë vendimin për tu zhdukur nga Facebook, për arsye ende të paqarta. Tashmë që është ndarë nga bashkëshorti asgjë nuk e ndalon për tu bërë dashnorja e shumë personave, madje edhe njëkohësisht.

Valbona Sanxhaktari konsiderohet si një prej zyrtareve më jetëgjata në postet drejtuese të qeverisë socialiste të Edi Ramës.

Prej kohësh Sanxhaktari njihet si marioneta e Ramës dhe i Engjëll Agaçit dhe ka 7 akuza për korrupsion dhe shpërdorim të fondeve publike në detyrat e mëparshme.

Sanxhaktari ka fshehur para parlamentit se nuk ka qenë e ndjekur penalisht ndonjëherë edhe pse e vërtetë figuron ndryshe.  Ajo vetëm me nënën pensioniste arriti të blente një apartament me vlerën marramendëse plot 180.000 euro.

Advertisement

Sanxhaktari ka punuar në Ministrinë e Arsimit në vitin 2004 dhe ndaj saj janë ngritur rakuza për korrupsion dhe shpërdorim të fondeve publike në një vlerë të përgjithshme prej afro 2.5 milion u.s. dollarë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Komisionerja Sanxhaktari është kapur në flagrancë duke udhëtuar dhe përdorur gjatë detyrës një makinë në pronësi të Alban Jaho dhe ka udhëtuar në drejtim të Malit të Zi me familjen e drejtorit duke e drejtuar vetë makinën. Makina Rover i bardhë me targa TR216RP.

Kjo ka ndodhur gjatë kohës kur Komisionerja kryente hetime të thelluara për Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që sulmoheshin në mënyrë të padrejtë nga mediat e portalet  për çështjen Top Channel. Mos të harrojmë se Valbona Sanxhaktari ka një lidhje të ngushtë me Ben Blushi, që njëkohësisht është koka e asaj media. Kjo pasi komisionerja ka punuar me Blushin në ministritë që menaxhonte partia që edhe aktualisht është në pushtet.

 

 

Advertisement
1409
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com