Mpiksje gjaku pas vaksinimit/ Danimarka pezullon përkohësisht AstraZeneca-n

Advertisement

Agjencia Kombëtare e Shëndetit në Danimarkë ka pezulluar përkohësisht vaksinimin me AstraZeneca-n pasi mpiksje gjaku u krijuan tek disa persona që e kishin marrë atë, një prej të cilëve siç raportohet, ka humbur jetën.

Agjencia, tha të enjten se nuk kishte vendosur një lidhje mes mpiksjes së gjakut dhe vaksinës, por tha se i kishte kërkuar autoriteteve rajonale të ngarkuara me programin e vaksinimit të ndalonin përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s përkohësisht. Agjencia tha se do të rivlerësojë situatën në konsultim me agjencinë daneze të barnave brenda dy javësh por nënvizoi se ka prova të besueshme se vaksina është e sigurt dhe efikase. “Ne jemi në mesin e programit më të madh dhe më të rëndësishëm të vaksinimit në historinë daneze”, tha drejtori i agjencisë kombëtare të shëndetit. “Momentalisht ne kemi nevojë për të gjithë vaksinat e mundshme ndaj edhe nuk është një vendim i lehtë ai i pezullimit të njërës prej tyre”.

“Por, pikërisht për shkak të faktit se ne po vaksinojmë kaq shumë njerëz, kemi nevojë që të reagojmë shpejt dhe me kujdes atëherë kur marrim informacione për efekte të mundshme anësore. Ne duhet të qartësojmë këtë çështje para se të vazhdojmë të përdorim vaksinën e AstraZeneca-s. Agjencia e shëndetit nuk tha se sa raporte për mpiksje gjaku ka marrë por Austria ndaloi përdorimin e një serie të vaksinave të AstraZeneca-s ndërkohë që po jeton një rast vdekjeje për shkak të çrregullimeve të koagulimit dhe një sëmundje nga embolizmi polmonar.

Advertisement

Gjashtë vende të tjera evropiane, mes të cilëve Estonia, letonia, Luksemburgu dhe Lituania, kanë ndaluar po ashtu përdorimin e një serie vaksinash të AstraZenecas. EMA tha këtë javë se nuk kishte deri më tani prova që e lidhnin vaksinën e AstraZenecas me dy rastet në Austri duke shtuar se numri i personave që raportonin mpiksje gjaku dhe që kishin marrë vaksinën nuk është më i lartë se ai në popullatën e përgjithshme, me 22 raste të raportuara mes 3 milionë personave që e kanë marrë atë deri më 9 mars.  Vetëm në Danimarkë mbi 142 mijë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës së Astrazeneca-s.

Advertisement
283
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com