Moti për ditën e premte, 26 mars 2021

Advertisement

Për ditën e premte, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Përjashtim bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore të zonës së jugut. Po në të njejtën mënyrë edhe dita e shtunë parashikohet me mot të kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare. Vranësirat do të jenë më tepër prezente në orët e vona të mbrëmjes.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 8m/s. Temperaturat e mëngjesit mbeten relativisht të ftohta ndërsa ato të mesditës gradualisht do të rriten me kalimin e ditëve.

Advertisement
Advertisement
314
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com